Ahmeti: Kemi vazhduar me pagesat siç jemi zotuar për të prekurit nga COVID dhe bizneset

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka informuar se është po vazhdohet me pagesat për të prekurit me COVID-19, grantet për biznes dhe ndihmat bujqësore ashtu siç është premtuar.

Ai ka shkruar se pasi komuna ta dorëzon kërkesën e pagesës atëherë paratë do të ekzekutohen nga Thesari i Shtetit.

“Komuna e Prishtinës ka vazhduar me çdo pagesë sipas zotimeve që i kemi dhënë – përfshi ndihmën për të prekurit nga Covid, grantet për biznese, ndihmat bujqësore etj. Pagesat (nga llogaria e Shtetit te llogaritë personale) ekzekutohen nga Thesari i Republikës së Kosovës, pas dorëzimit të kërkesës për secilën pagesë nga Komuna. Sipas legjislacionit në fuqi, niveli qendror e ka mbyll Thesarin në fund të dhjetorit për të përmbyll vitin financiar dhe ende nuk është rihap. Në momentin që Thesari hapet dhe mjetet alokohen për Komunat sipas Ligjit në Fuqi, pagesat do të vazhdojnë për të gjithë përfituesit”, ka shkruar Ahmeti./KosovaPress.

Read Previous

​Chelsea-Wolverhampton, formacionet e mundshme

Read Next

​Qendra “Gjenocidi në Kosovë…” kërkon ndëshkimin e gjenocidit që ka kryer Serbia ndaj shqiptarëve