Ahmeti takon Wattsin, e njofton për progresin e Kosovës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, fillon vizitën zyrtare në rajonin e Oqeanisë, me ç‘rast në Kanberra të Australisë u prit në takim nga homologu i tij Tim Watts.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, në takim u bisedua për zhvillimet e fundit në të dyja vendet, zhvillimet rajonale dhe botërore.

“Zëvendësministri Ahmeti, e njoftoi Watts për progresin e Kosovës në vitet e fundit dhe zhvillimet e fundit në rajonin tonë, veçanërisht në aspektin e sigurisë. Po ashtu ai, theksoi se Kosova është e rreshtuar përkrahë shteteve demokratike dhe e përkushtuar për të ruajtur paqen dhe stabilitetin rajonal e botërorë” , thuhet në komunikatë.

Tutje, të dyja palët vlerësuan se Kosova dhe Australia ndajnë të njëjtat vlera të përbashkëta të respektimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.

Diskutimet vazhduan në takimin e radhës, ku të pranishëm ishin përfaqësues të departamentit për Evropën Lindore dhe Juglindore, departamentit shumëpalësh, departamentit të paqësorit dhe nga Minstria e Mbrojtjes.

Në kuadër të takimit u diskutua për bashkëpunimin dypalësh, në veçanti për bashkëpunimin në siguri dhe progresin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Po ashtu, u diskutua edhe për ndikimin dhe rolin e palëve të treta në rajonet përkatëse.

“Në fund, zëvendësministri Ahmeti, falenderoi homologun e tij Watts, për mbështetjen e vazhdueshme të Australisë për Kosovën”, përfundon njoftimi./rtklive

Read Previous

Stano: Qëllimi i dialogut është normalizimi i marrëdhënieve

Read Next

Bislimi e Petkoviçi nësër në Bruksel