Akrobatja Fiona Rushiti sfidon lartësitë në ambientet e kopshtit “Ujku Trump”

Akrobatja e njohur Fiona Rushiti, një artiste me performanca spektakolare në vende të ndryshme, ditën e sotme ka qëndruar në kopshtin zoologjik Ujku Trump. Me synimin që të dhurojë një performancë unike të llojit fillimisht ajo u njoftua me ambientin dhe kafshët e këtushme. Rushiti tregon që performancat e saj gjithmonë kanë një mesazh të veçantë.

E guximshme dhe me performanca të spikatura që kanë bërë bujë edhe në mediat ndërkombëtare, kësaj radhe me gjarpërin në qafë akrobatja Rushiti dhuroi një performancë të jashtëzakonshme. Fiona Rushiti është një talent i rrallë që me pasion dhe përkushtim ka arritur t’ia dalë dhe të gëzojë suksese.

Read Previous

“Çka bon një student me 5 euro” iniciativa e radhës e Lëvizjes Studentore “Jakova”

Read Next

Punëtorët e KRM ” Çabrati” vazhdimisht në teren, lusin qytetarët për pastërti