Një aksident ka ndodhur në sheshin “Agron Rama” në qytetin e Gjakovës. Policia njofton se sot rreth orës 07:40 minuta në sheshin “Agron Rama” apo e njohur edhe si lagjia Mullajusuf ka ndodhur një aksident me dëme materiale dhe lëndime të lehta trupore. Sipas policisë të përfshirë në aksident janë një motorçikletë dhe një kamionetë.
Deri te aksidenti ka ardhur kur drejtuesi i motorçikletës ka ndërruar shiritin elëvizjes, duke kaluar nga ana e djathtë e rrugës në të majtë dhe është përplasur për një kamionetë e cila ka qenë në përballë kalim. Me të marrë informatën policia e trafikut rajonal ka dalur në vendin e ngjarjes.
Motoçiklisti është lënduar dhe është dërguar pa vetëdije në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda”, ku edhe është duke u trajtuar.Dhe me të marrë trajtimin mjekësor gjendja e tij është përmirësuar, thuhet mes tjerash në komunikatën e policisë.Lidhur me këtë aksident është njoftuar edhe prokurori ndërsa me rastin është duke u marrë njësiti rajonal I hetimeve të aksidenteve në komunikacion.
Aksident në Gjakovë (FOTO)