Çfarë ndodhi në Vogovë – Detajet e plota nga aksidenti tragjik

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën në fshatin Vogovë në Gjakovë, ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, aksidenti ka ndodhur kur ngasësi i një automjeti të tipit Mitsubishi me targa të Shqipërisë, duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe rrethanat tjera, ka humbur kontrollin mbi veturën. Si pasojë, automjeti ka dalë jashtë rrugës në anën e djathtë të drejtimit të tij.

“Deri te aksidenti ka ardhur pasi ngasësi ishte duke drejtuar automjetin e tipit Mitsubishi me targa të Shqipërisë ishte duke lëvizur përgjatë rrugës Gjakovë – Qafë Prush. Me të arritur në fshatin Vogovë, për shkak të mos-përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës dhe rrethanat e tjera, i dyshuari humbi kontrollin mbi automjetin, duke dalë jashtë rrugës në anën e djathtë të drejtimit të tij. Si pasojë e aksidentit, ngasësi i automjetit humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa tre pasagjerët pësuan lëndime trupore dhe janë duke marrë trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori i shtetit dhe njësitet përkatëse të forenzikës. Rasti është në hetim.”
– thuhet në komunikatën e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

Në emergjencën e Spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë kanë bërë të ditur se tre të lënduarit nga aksidenti në Vogovë fillimisht kanë marrë ndihmën e parë në spital. Dy prej tyre janë duke u trajtuar në repartin e kirurgjisë, ku njëri nga pacientët është qepur në kokë dhe i treti është liruar pas trajtimit. /tvsyrivison/

Read Previous

Sërish vetëm 57 vota për Haxhiun, Kuvendi s’del nga ngërçi

Read Next

​Abdixhiku: LVV të bëjë zgjidhje se e ka një shumicë minimale