Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë më saktësisht në fshatin Milloshevë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në këtë aksident janë përfshirë katër automjete.
“Sot rreth orës 08:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë saktësisht në fshatin Milloshevë ka ndodhur nje aksident trafiku ku janë përfshirë 4 automjete. Si pasjoë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale”, ka njoftuar policia.
Sipas njoftimit, njesiti i trafikut rajonal është duke marr me rastin. /RTK/