Aksioni i antidrogës në Prizren

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik e Policisë së Kosovës, Njësia në Prizren pas një pune hetimore më 7 nëntor 2024, ka realizuar një operacion kontrolli në një shtëpi në Prizren ku janë arrestuar (pesë) 5 persona të dyshuar dhe gjatë kontrollimit janë gjetur e sekuestruar dëshmitë/provat materiale si në vijim:

-14 qese substancë narkotike e dyshuar si kokainë me peshë prej 4.39 gramë
-67 qese substancë narkotike e dyshuar si marihuanë me peshë prej 1.103.84
-5 telefona
-1 automjet

Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet e antidrogës së Policisë së Kosovës dhe vendimet tjera do të ndërmerren në koordinim të plotë me organet e drejtësisë./Telegrafi/

Read Previous

Super kompjuteri i Optas bën parashikimin: Tetë ekipe që kalojnë direkt, kush shkon në play-off

Read Next

Cilat janë ndryshimet që do të ndodhin në mandatin e dytë të Trumpit?