Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik, se ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit me inicialet F.H., për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetin zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”.
I pandehuri F.H., nga data 05.03.2025, deri me dt.27.03.2025, në cilësinë e personit zyrtar të zyrës së Q.P., në Gjakovë, me qëllim përfitimi për vete në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka kërkuar të dëmtuarit E.B., për rregullimin e dokumenteve të lehonisë për bashkëshorten e tij, shumën e parave prej 150 euro, ashtu që pasi kanë komunikuar me telefon dhe me datë.28.03.2025, ka shkuar rreth orës 15:40 min, i dëmtuari tek i pandehuri, i njëjti e ka dërguar në zyrë dhe ja ka marrë 150 euro, më pas ia ka dhënë vendimin ashtu që me të u larguar i dëmtuari nga zyra dhe me të dal jashtë objektit të Q.P., i pandehuri është kontrolluar nga NJKEK në Gjakovë, ku ka rezultuar me gjetjen e shumës prej 150 euro, në portofol të cilat para ishin përdorë në zbatim të masave të veçanta hetimore.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë, si dhe ti shqiptohet dënimi plotësues – Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbimin publik.