Aktivistët bllokojnë zyrat e ZRRE-së

Disa aktivistë kundër shtrenjtimit të rrymës, kanë bllokuar nga mëngjesi i së mërkurës Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, në prag të vendimmarrjes për propozimin për shtrenjtim të rrymës.

“ZRRE-ja është në bllokadë. Bllokimi do të vazhdojë deri në zotimin publik nga ZRRE se nuk do ta miratojë rritjen e çmimit të rrymës për 15%. Vetëm atëherë mund t’i kthehen punës”, thuhet në lajmërimin e tyre në Facebook.

Protesta e tyre po zhvillohet nën moton “asnji cent ma shumë”.

Më 11 prill, ZRRE-ja pritet ta mbajë mbledhjen për vendimin mbi propozimin e shtrenjtimit të rrymës për 15 për qind. Propozimi ka nxitur reagime qe disa javë. Ndër komentet e dërguara ndaj propozimit, Presidenca ka kundërshtuar shtrenjtimin, ndërsa Qeveria ka rekomanduar shtimin e blloktarifave./koha.net/

Read Previous

Trump sot pritet të zbatojë vendimin që mund të ndryshojë ekonominë globale

Read Next

Kryenegociatori i Putinit ‘do të vizitojë Uashingtonin këtë javë’