Kuvendi komunal ka bërë të ditur se që nga dita e djeshme do aktivizohet linja telefonike pa pagesë në numrin 0800 90 100 ku do ju mundësohet të informoni zyrtarët e kompanisë Çabrati dhe të komunës së Gjakovës për deponitë ilegale, abuzimet me depozitimin e mbeturinave dhe çështje të tjera të ndërlidhura me menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave në Komunën e Gjakovës.
Këtë e kanë bërë të ditur Kuvendi komunal në faqen e tyre zyrtare në facebook:
“Alo Çabrati, aktivizohet linja telefonike pa pagesë 0800 90 100Të nderuar qytetarë, që nga dita e sotme, mund të telefononi falas në numrin 0800 90 100 dhe të informoni zyrtarët e kompanisë Çabrati dhe të komunës së Gjakovës për deponitë ilegale, abuzimet me depozitimin e mbeturinave dhe çështje të tjera të ndërlidhura me menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave në Komunën e Gjakovës.Linja telefonike është aktivizuar me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit dhe partneritetit midis qytetarëve të komunës së Gjakovës dhe KRM “Çabrati”, me mbështetjen e projektit “Të Bashkuar Kundër Ndotjes”. Projekti financohet nga Komisioni Evropian në kuadër të Programit IPA II për Bashkëpunim Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë, dhe implementohet nga Komuna e Gjakovës dhe Let’s Do It Peja.Bashkëpunimi me ju është më se thelbësor për një Gjakovë të pastër dhe të gjelbër. Vetëm së bashku mund t’ia dalim!“