Aktori Luan Jaha: Gjendja ime shëndetësore është stabile

Qarkulloi lajmi që aktori i njohur shqiptar, Luan Jaha, është në gjendje të rëndë shëndetësore, e për çka u kërkua me urgjencë të sigurohet gjak nga personat që veçse e kanë kaluar COVID-19 që në këtë mënyrë të sigurohet plazma e gjakut.

Ndihmë u kërkua nga shumë regjisorë e artistë shqiptarë të cilët e shpërndanë informacionin.

Por, tashmë ka reaguar edhe vetë aktori Luan Jaha, i cili pasi ka falënderuar të gjithë për gatishmërinë, ka pohuar që gjendja e tij shëndetësore është stabile.

“Pershendetje miq,
Ju falemnderit shumë për gadishmërinë!
Gjendja ime shëndetësore është stabile. Uroj të shihemi për të mira!
Ju paça”, ka shkruar Jaha. 

Read Previous

Edhe një shtet tjetër i BE-së e pezullon vaksinën antiCOVID, të cilën po e pret Kosova

Read Next

Edhe Gjakova përfituese e granteve për gratë në biznes dhe ndërmarrësit e rinjë