Puna në terren është duke vijuar me qëllim të identifikimit të rasteve të reja me virusin Covid-19. Kështu ka thënë drejtoresha e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale në komunën e Gjakovës Afërdita Spahia Shllaku e cila ka dhënë një raport më të detajuar rreth situatës me Covid-19.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Gjakovë janë 2036 raste të cilat kanë rezultuar pozitive. 97 prej të cilëve kanë vdekur dhe 2021 janë shëruar.