Akulli i Arktikut në nivelin më të ulët historik që nga viti 1979

Photo by Jeremy Bishop on Unsplash

Nivelet e akullit të oqeanit Arktik apo Oqeanit të Ngrirë të Veriut ishin në nivelin më të ulët historik që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1979, sipas shërbimit të ndryshimeve klimatike të Bashkimit Evropian ”Copernicus”.

”Ky ishte muaji i tretë radhazi që ka sjellë vlerat më të ulëta”, tha ”Copernicus” duke shtuar se shtrirja e akullit ishte 8% nën mesataren afatgjatë.

Në Antarktidë, shtrirja e akullit u mat si vlera e katërt më e ulët për muajin shkurt dhe ishte 26% nën mesataren.

“Shkurti është muaji kur akulli i Arktikut zakonisht arrin shtrirjen minimale vjetore”, shtoi ”Copernicus”.

Shtrirja globale e akullit i referohet sipërfaqes së kombinuar, të mbuluar me akullin në të dyja rajonet polare

Sipas ”Copernicus”, 19 nga 20 muajt e fundit kanë qenë më shumë se 1.5 gradë më të ngrohtë se periudha paraindustriale.

Marrëveshja e Parisit për Klimën e vitit 2015 synonte të kufizonte ngrohjen globale.

Shërbimi i klimës i BE-së mbështetet në të dhëna nga satelitët, anijet, avionët dhe stacionet e motit në mbarë botën si dhe në llogaritje modelesh. /ATSH-DPA/

Read Previous

“4,8 miliardë euro kanë hyrë vitin e kaluar nga turizmi në Shqipëri”

Read Next

FSK-ja bën homazhe në Prekaz