Albulena Haxhiu: Besoj shumë në reflektimin e opozitës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu pret reflektim të opozitës për t’u zgjedhur kryeparlamentare.

Pas dështimit të gjashtë që të sigurojë votat për t’u zgjedhur kryetare, ajo tha para mediave se Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të konstituohet dhe besoj shumë në reflektim të opozitës”, deklaroi Haxhiu.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka dështuar sërish sot, për të gjashtën herë të marrë votat e nevojshme për kryeparlamentare.

Ajo mori 54 vota për, 44 kundër dhe tri abstenime, ku të pranishëm në sallë ishin 110 deputetë.

Seanca është ndërprerë dhe vazhdimi i saj do të bëhet të enjten më 1 maj. /KosovaPress/ 

Read Previous

Kroosi i del në mbrojtje Rudigerit

Read Next

Gjermania emëron ministren e parë me prejardhje hebraike që nga Holokausti