Ambasada e SHBA-së: Gratë e Kosovës janë të forta dhe të vendosura

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka uruar Nora Gjakovën për medaljen e artë, njëherit të tretën në historinë e Kosovës.

Në një postim të ambasadës, të shoqëruar me fotografinë e Majlinda Kelmendit, Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës ka shkruar se fitorja e Norës i ka demonstruar botës se gratë kosovare janë të forta dhe të vendosura.

“Urime Nora Gjakova, kampionia e tretë olimpike e medaljes së artë për Kosovën. Sikur Majlinda dhe Distria para saj, fitorja e Norës i demonstron botës çfarë ne veç e dijmë: Gratë kosovare janë të forta, të vendosura dhe të padorëzuara – gati për të udhëhequr shtetin e tyre drejt madhështisë”, ka shkruar ambasada amerikane./GazetaSinjali/

Read Previous

​Olluri: Kemi pasur vonesa në sigurimin e materialit esencial për kryerje të ADN-së

Read Next

Nga 2.987 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19