Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka kanë thënë se vaksinat kundërCOVID-19 nuk përmbajnë mikroçipa dhe se ato janë zhvilluar për të luftuar sëmundjet.
Në një postim në Twitter nga kjo Ambasadë kanë thënë se vaksinat Anti-COVID nuk përmbajnë mikroçipa.
“A përmbajnë vaksinat COVID-19 mikroçipa? Jo. Vaksinat COVID-19 nuk përmbajnë mikroçipa. Vaksinat janë zhvilluar për të luftuar sëmundjet dhe nuk administrohen për të ndjekur lëvizjen tuaj“, shkruan Ambasada amerikane në Twitter.
Ide të ndryshme si vendosja e një çipi në trupin e njeriut me rastin e marrjes së vaksinës, janë hedhur poshtë. Për këtë nga Ambasada e SHBA-së kanë publikuar edhe një raport ku paraqiten informacione për vaksinat.
/KosovaPress/