Ambasadori Abott bën thirrje të zgjidhet fati i të zhdukurve

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott,  ka bërë thirrje që të zgjidhet fati i të pagjeturve në ditën kombëtare të tyre.

“Sot është Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur në Kosovë. Për hir të një të ardhmeje më të mirë, të gjitha familjet e të zhdukurve meritojnë përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre”.

“U bëj thirrje të gjitha institucioneve përkatëse që të bëjnë më shumë për të ndriçuar fatin e personave të zhdukur”,ka shkruar Abott në Twitter./Klankosova.tv/.

Read Previous

Kur do të miratohet në Qeveri Ligji për Paga, përgjigjet Sveçla

Read Next

Qeveria lehtëson formën e aplikimit për subvencione të bujqëve