Ambasadori i Kosovës në SHBA takohet me Richard Grenell

Ambasadori i Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli mori pjesë në një pritje diplomatike në Qendrën Kennedy, ku Richard Grenell është drejtor i përkohshëm. Dugolli aty u takua me zyrtarë amerikanë.

Dugolli përmes një shkrimi në rrjetin X bëri të ditur se aty u takua me Zonjën e Dytë të SHBA-ve, Usha Vance, sekretarin e Tregtisë, Howard Lutnick , me Emisarin Special Richard Grenell dhe ish-kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Newt Gingrich.

Dugolli ka shpërndarë edhe disa fotografi nga kjo pritje diplomatike:

https://x.com/IlirDugolli/status/1898105600963133735

Read Previous

Peci: Qeveri pa VV s’mund të imagjinohet

Read Next

Sa gjoba trafiku shqiptoi policia për 24 orë?