Amerika emëron të parin anëtar kabineti, homoseksual të deklaruar

Senati ka konfirmuar të martën e mbrëmshme Pete Buttigieg në drejtimin e Departamentit të Transportit, duke e bërë atë të parin homoseksual të deklaruar, pjesë kabineti qeveritar.

Buttigieg është ish-kryebashkiak i South Bend, Indiana.

“Jam i nderuar dhe i përulur nga votimi i sotëm në Senat dhe gati për të nisur punën”, shkruante pak pas emërimit, Buttiegieg në Twitter.

Lajm i rëndësishëm është ky edhe për komunitetin LGBTI që prisnin me padurim votimin dhe emërimin e tij, si një ngjarje historike të komunitetit.

Edhe administrata e Trump kishte Richard Grenell, homoseksual i deklaruar, por që ishte në rolin e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, por kurrë nuk u votua nga Senati.

Gjatë seancës së tij të konfirmimit, Buttigieg premtoi të investojë në infrastrukturën e transportit të vendit në mënyra që do të përmirësojnë sigurinë e tij, rritjen e ekonomisë dhe trajtimin e ndryshimeve klimatike.

Read Previous

Ministri Nitaj nënshkruan tri memorandume bashkëpunimi me komunën e Gjakovës

Read Next

Pirlo për zëvendësimin e Ronaldos: Nuk ka kontratë që ai nuk mund të largohet nga fusha