Amorim mbron Onana: Të gjithë sportistët kalojnë sezone të këqija

Creator: DARREN STAPLES | Credit: AFP

Ruben Amorim mbron Andre Onana. Trajneri i Manchester United foli në prag të ndeshjes së Europa League, duke nisur nga përjashtimi i mëparshëm i portierit kamerunas nga ndeshja kundër Newcastle.

“André Onana pati një fundjavë pushimi dhe tani është gati për të nisur si titullar këtë ndeshje. Ajo që di është se duhet të përmirësohemi. Ajo që duhet të bëjmë është të përmirësojmë çdo rol në ekip me lojtarët që kemi”, tha Amorim.

“Portieri është i njëjti, ne mund të punojmë me André. Nëse skuadra jonë shënon më shumë gola dhe është më e rrezikshme në sulm, ne do të mbrohemi më mirë. André Onana e ka dëshmuar tashmë veten si një lojtar kyç për Inter”, shtoi portugezi.

Në fund, Amorim tha: “Ndonjëherë ka sezone kur ne nuk performojmë në mënyrën më të mirë. Ne do ta vlerësojmë këtë aspekt për çdo rol në ekip. Nëse flasim për gabime, mund të shikoni rekordin tim: rekordi im është më i keqi në skuadrën tonë dhe gjithashtu po performoj nën potencialin tim”. /Telesport.al/

Read Previous

Dështon sërish seanca konstituive

Read Next

​Kurti riemëron Agron Llugaliun në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Doganës