Sonte (e martë) do zhvillohet ndeshja interesante mes Villarrealit dhe Manchester Unitedit, e vlefshme për xhiron e pestë në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Dy skuadrat ende nuk e kanë të siguruar kualifikimin për fazën tjetër, por me një fitore do kualifikoheshin tutje, shkruan lajmi.net.
Mungesat e lojtarëve:
Man United është pa disa nga lojtarët kryesorë si Paul Pogba, Raphael Varane, Edinson Cavani, Luke Shaë dhe Mason Greenwood që janë të lënduar, derisa te Villarreal, mungojnë Gerard Moreno dhe Sergio Aurier, kurse Arnaut Danjuma mbesin në dyshime.
Statistikë:
Kanë qenë mbi 2.5 gola të shënuara në 11 ndeshjet e Man Utd në Ligën e Kampionëve.
Villarreal ka barazuar në tre ndeshjet e fundit kundër Man Unitedit në të gjitha garat. Villarreal ka shënuar më pak se 2.5 gola në 3 ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Man Utd në të gjitha garat.
Man Utd ka pranuar me pak se dy gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve. Man Utd është i pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit kundër Villarreal.
Man Utd ka shënuar se paku dy gola në tre ndeshjet e fundit.
Formacionet e mundshme:
Villarreal (4-3-3): Rulli; Pedraza, Torres, Albiol, Foyth; Coquelin, Cappue, Parejo; Danjuma, Dia, Pino.
Man United (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Bailly, Maguire, Telles; Van de Beek, Fred; Sancho, Fernandes, Lingard; Ronaldo.
Analizë:
Villarreal barazoi me Celta Vigon në vikend dhe kanë fituar vetëm dy nga gjashtë ndeshjet e fundit. Ata kanë fituar katër nga gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi dhe e mirëpresin Manchester United në mesjavë.
Man United e shkarkoi Ole Gunnar Solskjaer pasi fitoi vetëm një nga shtatë ndeshjet në ligë. Man United herën e fundit siguroi fitoren falë Cristiano Ronaldos, por kanë dështuar në dy ndeshje si mysafir.
Parashikim:
Villarreal 2 – 1 Man Utd.
Ndeshja nis në ora 18:45.
/Lajmi.net/