Sipas “La Gazzetta dello Sport” Andrea Pirlo do të shkarkohet nëse Juventusi humb kundër Torinos dhe Napolit.
“Zonja e Vjetër” përballet me “Granada” në “Stadio Grande Torino” të Shtunën dhe pret Napolin në “Allianz Stadium” në ndeshjen e ri-planifikuar nga java e katërt e kampionatit.
Pirlo mund të shkarkohet ose të japë dorëheqje nëse Juventusi “merr rezultate negative” në këto dy ndeshja shkruan gazeta.
Sipas “Calciomercato.com”, ndihmësi i Pirlos, Igor Tudor mund të hyjë si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit nëse Pirlo dhe klubi ndahen përpara fundit të sezonit.
Juventusi është i treti në tabelën e Serie A , dhjetë pikë larg liderit Interit. Ata janë eliminuar nga Liga e Kampionëve, por siguruan vendin në finalen e Kupës së Italisë./Telegrafi