Bodrumet e Muhamet Sadës, banor i rrugës “Tefik Çanga” pranë shëtitores së lumit Krena mbushen me ujë sa herë ka reshje. Ai është banor i kahmotshëm këtu dhe sipas tij telashet kanë filluar pas ndërtimit të shëtitores. Këtë problem së fundmi e ka adresuar tek asambleistët e Alternativës e në ndërkohë tregon edhe për komunikimet që ka pasur me komunën e Gjakovës.
E të përzgjedhurit në asamblenë komunale nga radhët e Alternativës, që përcollën nga afër gjendjen e Sadës shprehën të shqetësuar për situatën e banorëve këtu.
Edhe banorë të tjerë këtu kanë paraqitur shqetësime të ngjajshme prapa kamerës së televizionit. Ne kontaktuam me Komunën e Gjakovës të cilët në një deklaratë zyrtare dhënë për Tv Syrin thanë se “Punimet në lumin Krena ende nuk kanë përfunduar dhe të gjitha dëmtimet apo problemet eventuale që mund të ndodhin do të eleminohen.”