Anëtarët e qendrës BONEVET në Ditën e Tokës me aksion për pastrim

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, qendra e edukimit joformal BONEVET në bashkëpunim me komunën e Gjakovës sot kanë bërë pastrimin dhe rregullimin e hapsirave rreth kësaj qendre. Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini u shpreh se komuna e Gjakovës në kuadër të kësaj dite sot ka zhvilluar aktivitete të shumta.

Drejtori i kësaj qendre, Arbër Lleshi tha se qëllimi i këtij aktiviteti që u mbajt sot është krijimi i një parku publik që mund të shfrytëzohet nga qytetarët

Ndërkaq antarët treguan se këtë vit ditën e tokës e shënojnë pak më ndryshe.

Ky aktivitet u mbështet nga kompania rajonale e mbeturinave ‘’Çabrati’’ ku u bë pastrimi edhe i pjesëve tjera të hapsirave përreth qendrës.

Read Previous

Shoqata “Handikos”, shënon Ditën e Tokës me riaktivizimin e serës “Aqua Ponic”

Read Next

Kosova përfiton 51 milionë euro nga Banka Botërore