Arabia Saudite ekzekuton 81 persona në një ditë! Arabia Saudite thotë se ka ekzekutuar 81 burra të shtunën – numër ky më i lartë se të gjithë personat e ekzekutuar vitin e fundit.
Mes tyre gjendeshin 7 persona nga Jemeni dhe 1 nga Siria. Të gjithë të ekzekutuarit ishin dënuar për krime të rënda përfshirë këtu terrorizëm.
Disa ishin të dënuar si pjesë e ISIS, Al-Qaeda dhe grupit rebel nga Jemeni, Houthi.
Arabia Saudite është një nga vendet me normën më të lartë të ekzekutimeve në botë – e 5-ta në listën e Amnesty International, pas Kinës, Iranit, Egjiptit dhe Irakut./Anabelmagazine/