Homazhet i filluan tek memoriali “Shokët e Lirisë” në parkun e qytetit. Udhëheqja e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dega në Gjakovë dhe anëtarët e saj bashkë me kryetarin e komunës së Gjakovës, Ardian Gjini sot kanë bërë homazhe për nder të përvjetorit të Epopesë së familjes Jashari dhe ditëve të lavdishme të marsit.
Edhe kryetari i degës së OVL-UÇK-së në Gjakovë, Sadri Hoxha ka thënë që gjaku i të rënëve e atyre që nuk iu tremb syri nga armiku është liria që ne sot e gëzojmë.
5, 6 dhe 7 Marsi janë ditët që shënojnë kujtimin për familjen legjendare sepse po në këto ditë ata ranë heroikisht.