Arlind Shabani i bashkohet Prishtinës

Arlind Shabani pas një viti të kaluar te Struga Trim Lum, ka vendosur që sërish të rikthehet në futbollin e Kosovës, mirëpo këtë herë duke nënshkruar me ekipin kampion të FC Prishtinës.

Talenti 19-vjeçar ditë më parë me pëlqim të dyanshëm prishi kontratën me Struga Trim Lum.

Ndërsa tashmë i njëjti i ka thënë “PO” Prishtinës, që këtë vit shkroi historinë, duke u kualifikuar në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Shabani me FC Prishtinën ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare, ndërsa ditëve në vijim edhe zyrtarisht i njëjti pritet të prezantohet me fanellën “bardhekaltër”./Botasot.info

Read Previous

​Pluhuri vrasës i KEK-ut, banorët përreth kërkojnë zgjidhje

Read Next

Disa skuadra e kërkojnë shqiptarin Rada