Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja është rikthyer së fundmi në stërvitje me klubin e tij Everton.
Broja dhe pjesa tjetër e skuadrës janë aktualisht në stërvitje në Abu Dhabi.
Nuk dihet saktësisht se sa është gati sulmuesi për të kryer seancë të plotë stërvitore dhe se kur do të jetë i gatshëm për ndeshje, por ky është një fillim i mirë.
Fillimisht u tha se Broja mund të mungonte deri në tre muaj pas një dëmtimi të marrë në fillim të janarit në ndeshjen e FA Cup ndaj Peterborought-it.
Broja gjithashtu mungoi për pjesën më të madhe të fillimit të sezonit për shkak se mbërriti i dëmtuar te Everton-i nga Chelsea.
23-vjeçari ka vetëm gjashtë paraqitje deri më tani me Everton-in ku nuk ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës apo të asistojë. /Albanianpost.com