DHUNË NË FAMILJE Gjakovë 13.03.2025-03:30.
Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovare pasi që ishin përleshur në mes vete. Njëri ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
POSEDIM I NARKOTOKËVE Rr. Tefik Çanga, Gjakovë 13.03.2025-21:10.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një qese me substance të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë prej 0.40 gram. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.