Arrestimi i zyrtarëve të doganës dhe zyrtarit policor, Prokuroria Speciale jep detaje se çfarë është sekuestruar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka bërë të ditur se në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Doganën e Kosovës, dhe mekanizmat relevantë, është zhvilluar një aksion për kontroll në 11 lokacione, i cili është mbështetur nga Policia e Kosovës.

Prokuroria Speciale njofton se kontrolli është bërë me qëllim të mbledhjes së provave dhe ndalimit të nëntë zyrtarëve të dyshuar për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe ‘’Marrja e ryshfetit”.

Sipas njoftimit, dyshimet janë bazuar në një hetim të gjatë të udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe të zbatuar nga Dogana e Kosovës dhe Inspektorati Policor, pasi që nën hetime ka qenë i përfshirë edhe një zyrtar policor.

Gjatë këtij aksioni janë grumbulluar prova që mbështesin dyshimin se këta nëntë zyrtarë, tetë nga të cilët janë zyrtarë të Doganës dhe një zyrtar policor nga Policia kufitare, kanë qenë të përfshirë në veprat për të cilat dyshohen.

Po ashtu, nga ky aksion janë sekuestruar sende tjera të rëndësishme për procedurë të mëtutjeshme hetimore si:

Njëzet plomba zyrtare të Doganës së Kosovës

Dhjetë telefon së bashku me katër sim kartela

Një pistoletë e kalibrit 9 mm me tre karikator dhe 9 fishek, me leje

Gjashtëmbëdhjetë copë municion jo zyrtar. /Telegrafi/

Read Previous

Memli Kelmendi pjesë e Këshillit Drejtues të Rrjetit Botëror të Dirigjimit Koral

Read Next

​Rritet interesimi për pasaporta gjashtë javë para liberalizimit të vizave