Arrestohen dy persona, e futën tjetrin me zor në veturë, e dërguan në shtëpi e më pas e rrahën

Dy persona janë arrestuar në Mamushë dje (31 gusht) pasi dyshohet se e kanë nxjerrë nga vetura një person dhe më pasë e kanë futur në veturën e tyre, e dërguan në shtëpinë e tyre ku e sulmuan fizikisht.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se kjo dyshohet se ndodhi për shkak të një borxhi.

Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv

Read Previous

IDF njofton për vdekjen e gjashtë pengjeve izraelite

Read Next

Parku Kombëtar i Malit të Dajtit, Rama: Mozaik i natyrës që i rri mbi krye Tiranës