Arrestohen dy persona, iu gjet kokainë e marihuanë

Të premten mbrëmje janë arrestuar dy persona në Ferizaj.

Të dyshuarit janë arrestuar, pasi në veturën e tyre policia gjatë kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar një qese me 8.1 gram substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Pastaj është bërë bastisje edhe në shtëpinë e tyre edhe aty janë gjetur disa sasi të vogla marihuanë.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë së Kosovës, me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Prelez, Ferizaj, 23.07.2021 – 19:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi në veturën e tyre policia gjatë kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokanë 8.1 gram, pastaj është bërë bastisje edhe në shtëpinë e tyre edhe aty janë gjetur disa sasi të vogla marihuanë. Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./EO/

Read Previous

Arben Vishaj: Nëse nuk ndodhë vaksinimi masiv, mbyllja e vendit është e pashmangshme

Read Next

Mbappe njofton Pochettinon se ai nuk do të rinovojë kontratën me PSG-në