Arrestohen tre persona në Malishevë, kanosën dy zyrtarë policorë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona pasi kanë kërcënuar dy zyrtarë policorë për shkak të disa kundërvajtjeve në komunikacion.

Rasti ka ndodhur të enjten në Malishevë, në ora 09:50.

“Dy zyrtar policor meshkuj kosovarë kanë raportuar se janë kanosur nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë deri sa ishin në kryerje të detyrës zyrtare, deri te kanosja ka ardhur si pasojë e disa kundërvajtjeve në komunikacion të shkaktuara nga të dyshuarit”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit janë arrestuar tre të dyshuarit dhe janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Read Previous

Një person në Çagllavicë e ngacmon një femër, e kërcënon se do t’ia vras vëllain dhe bashkëshortin

Read Next

Vrasja e Jetmir Aliajt në kazino, Apeli ia vërteton dënimin me burgim të përjetshëm policit Shefki Spahiu