Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar edhe personi i katërt në lidhje me aksidentin me fatalitet që ngjau më 25 janar në Gjilan, ku vdiq një person.
“Në lidhje me rastin, me 28.01.2024 është arrestuar edhe i dyshuari tjetër (i katërti) mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Klankosova.tv/