Sot në mesditë, në fshatin Babaj të Bokës në Gjakovë, derisa zyrtarët policor kanë qenë të angazhuar sipas detyrës zyrtare për rregullimin e komunikacionit, Policia ka hasur në një person i cili nuk i është bindur urdhrave të Policisë.
Burimet e TV Syrit bëjnë të ditur se personi në fjalë ka refuzuar që të lëvizë mbrapa me automjet, ashtu siç i është thënë nga zyrtarët policorë, e në vend të kësaj, ai ka vozitur përpara dhe me automjet e ka goditur njërin nga zyrtarët policorë.
Siç njofton Policia, transmeton TV Syri i dyshuari është arrestuar dhe më pas është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar ai dhe viktimat.
Prokurori i shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në ndalim policor prej 48 orësh, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.
Njofton për TV Syri, Nysret Xhurkaj, zëdhënës për informim i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.