Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje

Në fshatin Vallaq të Zveçanit, gjatë kontrollit nga policia në shtëpinë e të dyshuarit, i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 32 fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedon leje valide.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar. /Klankosova.tv/

Read Previous

Arrestimi i Metës pasqyrohet në mediat më të njohura ndërkombëtare

Read Next

Kurti: Mbyllëm 18 rrugë ilegale nga Kosova në Serbi