Një person i mitur është arrestuar në Rahovec nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit ndaj dy viktimave, po ashtu të mitur.
Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur më 27 shkurt 2025, rreth orës 13:00.
“Rahovec 27.02.2025-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi qe i njëjti ka dhunuar dy viktimat meshkuj, po ashtu të mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /tvsyrivision/