Arrestohet Kristë Gjokaj, dyshohet se rrahu një punëtor sigurimi

Ish-komandanti i Policisë në Gjakovë, tashmë pjesë e Policisë Kufitare është arrestuar sot në Gjakovë.

Gjokaj dyshohet se ka rrahur një punëtor sigurimi te Liqeni i Dukagjinit në Gjakovë. 

Burimet tutje kanë njoftuar se Gjokaj ishte bashkë me dy persona të tjerë në momentin e përleshjes. 

Ai dyshohet se sulmoi punëtorin e sigurimit, pasi i njëjti nuk i lejoi të qarkullonin në një pjesë ku ndalohej lëvizja. 

Gjokaj tashmë është në stacion policor, duke u intervistuar si i dyshuar.

Kujtojmë se Gjokaj është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Gjilan me 120 ditë burgim, që i është zëvendësuar me 2 mijë euro gjobë, për keqtrajtimin e një të prangosuri brenda stacionit policor./gazetasinjali

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Read Previous

Kurti në Gjakovë, flet për situatën në veri

Read Next

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë së shpejti do të hap konkurs për punësim