Arrestohet një person, dyshohet se kanosi me thikë motrën e tij

Është arrestuar një 20 vjeçar për dhunë në familje në Ferizaj.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari me inicialet Q.M., pas një mosmarrëveshjeje në familje kishte kanosur me thikë motrën e tij.

“Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 19:30 ka pranuar një informacion se në fshatin Zaskok të Ferizajt është një rast i dhunës në familje .

Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet Q.M (M/K) i moshës 20 vjeçar, i cili për shkak të disa mosmarrëveshjeve në familje kishte kanosur me thikë motrën e tij.

I dyshuari, recidivist i dhunës në familje, është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit , me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet më tej në komunikatë, transmeton Klankosova.tv.

Read Previous

Parashikimi i motit për këtë javë

Read Next

Këshilli i BE-së sot diskuton për dialogun Kosovë-Serbi