Arrestohet një person, dyshohet se kontrabandoi rreth 800 kilogramë duhan

Një person është arrestuar në fshatin Majk në Zhegër, pasi i njëjti dyshohet se po transportonte rreth 800 kilogramë duhan.

Sipas policisë, dyshohet se duhani ishte kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut.

Është ndaluar një kombi me ngasës mashkull  kosovar i cili ishte duke transportuar duhan të pa përpunuar rreth 800 kg të cilin dyshohet se e ka kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut. Malli dhe kombi janë sekuestruar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë

/Klankosova.tv/

Read Previous

Kualifikimet e Evropianit U21, Kosova mysafire e Andorrës

Read Next

Aplikimi i Finlandës dhe Suedisë, shefi i NATO-s flet me Erdoganin