Arrestohet një person, iu gjetën 3400 euro false

Policia ka bërë të ditur se një person është arrestuar si i dyshuar për falsifikim të parasë në Fushë-Kosovë.

Atij i janë gjetur 34 kartëmonedha 100 euroshe false, thekson policia.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollimit janë gjetur dhe sekuestruar 34 (tridhjetë e katër) kartëmonedha nga 100€ -gjithsejtë 3400€, te cilat dyshohet se janë të falsifikuar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, theksohet në raportin e policisë. /RTKlive/

Read Previous

Bundestagu vendos javën tjetër për vendimin e Qeverisë gjermane për zgjatjen e mandatit të ushtarëve të KFOR-it

Read Next

​Aksioni i policisë në Leposaviq, Sveçla: Mekanizmi terrorist i Serbisë në veri po çmontohet