Arrestohet një person në Prishtinë, kërcënoi personelin mjekësor

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arrestuar pasi kishte kërcënuar personelin mjekësor në mbrëmje të martën në QMF të Prishtinës në rrugën “Bajram Bahtiri”. 

Të dyshuarit nuk i ishte dhënë raporti mbi pushimin mjekësor. I dyshuari është dërguar në mbajtje. 

“Rr. Bajram Bahtiri , Prishtinë 13.08.2024-19:25.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur personelin mjekësor në QKMF, pasi që e kanë njoftuar të dyshuarin se sot nuk mund t’i jepet raporti mbi pushimin mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./koha.net/

Read Previous

Ende s’dihet data e zgjedhjeve në Kosovë

Read Next

Nuk ka më zjarre aktive në zonën e Athinës