Arrestohet shqiptarja në Aeroportin e Prishtinës, tentoi të udhëtojë në Zvicër me pasaportë të falsifikuar

Dje në orët e mëngjesit, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” Policia ka arrestuar një femër, që dyshohet se kishte prezantuar një dokument të falsifikuar.

Burime të Sinjalit brenda Policisë së Kosovës njoftojnë se dokumenti i falsifikuar ka qenë një pasaportë çeke, me të cilën e dyshuara ka tentuar të udhëtojë për në Zvicër.

Për këtë rast të njëjtat burime njoftojnë se e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Read Previous

​22 vjet nga vrasja e Bajram Kelmendit

Read Next

Qeveria Kurti e kthen në punë sekretarin e shkarkuar nga Armend Zemaj