U.d e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka arritur tashmë në Kuvendin e Kosovës.
Seanca konstituive e legjislaturës së tetët është planifikuar të nis në ora 10:00, ndërkohë në sallë kanë filluar të hyjnë deputetët e zgjedhur, transmeton Telegrafi.
Osmani njëherësh është pretendente për postin e presidentes.
Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 58 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 19 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë tetë ulëse.
Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 58 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 19 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë tetë ulëse. /Telegrafi/