Një sasi e madhe armësh dhe municioni u gjet gjatë kontrollit të një personi të dyshuar në rrugën “Selim Shehu” në Kaçanik.
Policia e Kosovës ka raportuar se të premten në orët e mëngjesit, gjatë një kontrolli-kërkimi ndaj një personi të dyshuar, mashkull kosovar, është zbuluar një arsenal armësh, municion dhe pajisje të ndryshme ushtarake dhe gjuetie.
Gjatë kontrollit janë konfiskuar:
Një pushkë gjuetie
Një pushkë gjuetie me dylbi
Një pistoletë cal. 9mm
Një pushkë ajrore cal. 4.5mm
101 fishekë cal. 30.06
85 fishekë cal. 12mm
9 fishekë cal. 7.62 (pa leje)
233 fishekë cal. 9mm
1 fishek cal. NN (pa leje)
Një bateri për gjueti, ngjyrë e zezë
Pajisje për pastrim armësh të gjata
Një dron Mini
Një palë dylbi nate
Një palë dylbi të zeza
Një palë dylbi CHS zmadhues
27 thika me përmasa të ndryshme
Autoritetet kanë njoftuar prokurorin e çështjes dhe rasti do të ndiqet në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet janë në zhvillim./kp