Arsenal e mposht bindshëm Sheffieldin

Arsenali ka regjistruar një tjetër fitore bindëse, kjo e shtata rresht në Premierligë nga po aq ndeshje të zhvilluara këtë vit.

Skuadra e Mikel Artetasm triumfoi me shumë lehtësi në udhëtim ndaj Sheffield United, në kuadër të javës së 27-të.

“Topçinjtë” fituan me rezultat 0:6, në stadiumin “Bramall Lane”.

Ekipi nga Londra çështjen e fituesit e përfunduan që në pjesën e parë, ku shënuan pesë gola – teksa në të dytën shënuan edhe një tjetër.

Martin Odegaard, Jayden Bolge (autogol), Gabriel Martinelli , Kai Havertz, Declan Rice dhe Ben White ishin autorët e golave, të kësaj ndeshje.

Pas kësaj fitore, Arsenal, i ka 61 pikë dhe vazhdon të jetë i treti në tabelë, me një pikë më pak se Manchester City dhe dy më pak se lideri, Liverpooli.

Sheffield United ndodhet në pozitën e fundit me vetëm 13 pikë të grumbulluara.

/klankosova.

Read Previous

Parashikimi i motit për sot

Read Next

Osmani sot pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it