Arteta: Duhet të fajësojmë veten nëse Liverpool është shkëputur kaq shumë në renditje

Ekipi i Arsenal u rikthye te fitorja në Premier League pas një periudhe jo fort të mirë. Gjithsesi, “topçinjtë” janë 9 pikë pas Liverpool dhe për trajnerin Mikel Arteta kjo është një distancë shumë e madhe, për të cilën ai fajëson veten dhe skuadrën e tij.

“Nëse ndodhemi në pozita të tilla është edhe për fajin tonë, pasi kemi patur disa ndeshje ku mund dhe duhej të kishim marrë më shumë. Gjithsesi, ne duhet të ecim përpara dhe të mësojmë, pasi sezon i është ende i gjatë”, tha Arteta.

Trajneri spanjoll i ka vënë gishtin edhe dëmtimeve të shumta që ka patur skuadra këtë sezon: “Është shumë e vështirë, sidomos me numrin e madh të lëndimeve që kemi në pozicione të caktuara. Kjo e ndërlikon paraqitjen tonë”.

“Ne duhet ta marrim veten përsipër dhe të synojmë më shumë. Futbolli është një sport gabimesh dhe duhet të jemi gati të prëfitojmë në momentin që edhe rivalët tanë do të gabojnë. Skuadra ka dëshirë dhe kjo më ngroh”, u shpreh Mikel Arteta. /Telesport.al/

Read Previous

Gazetari namibian i përgjigjet Florentino Perezit pas akuzave për votat e Topit të Artë

Read Next

Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtje nga diskriminimi