Arteta konfirmon rikthimin e Arsenalit në garën për titullin e Ligës Premier

|Photo: Reuters|

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta mendon se skuadra e tij tashmë është rikthyer në garë për titullin e Ligës Premier, pas zvogëlimit të diferencës me Liverpoolin.

Arsenali mori një fitore të madhe 2-1 ndaj Tottenham Hotspur të mërkurën mbrëma, fitore e cila ka rritur motivimin e Topçinjve.

Duke folur pas fitores ndaj Spurs, Arteta ishte i bindur se Arsenali është rikthyer në garën për titull në Ligën Premier.

The Arsenal players and supporters celebrate together.

“Po ne jemi”, ka thënë fillimisht Arteta në një konferencë për shtyp pas ndeshjes, kur u pyet për këtë.

“Ka kaq shumë për të luajtur. Ne mund të shohim se sa e vështirë është për çdo ekip”, përfundoi trajneri i Arsenalit.

Tani Arsenali është vetëm katër pikë pas Liverpoolit në tabelën e Ligës Premier, megjithëse skuadra e Arne Slot ka një ndeshje më pak. /Telegrafi/

Read Previous

SHBA: Propozim për ulje të nivelit të nikotinës në cigare

Read Next

Qeveria izraelite mblidhet sot për ta miratuar armëpushimin me Hamasin