Art N’trafo ka filluar edhe në qytetin e Gjakovës. Edhe një trafostacion tjetër është duke u transformuar në një vepër artistike me mesazhe të barazisë dhe emancipimit kolektiv për të drejtat e grave. Qëllimi i projektit është të shndërrojë trafostacionet në objekte që përcjellin mesazhe. Qendra për Zhvillimin e Artit, po vazhdojnë bashkëpunimin në ngjyrosjen e trafove, këtë herë në 7 qytete të Kosovës. Ky projekt po realizohet në bashkëpunim me KEDS-in.
Artistja zvicërane që po e realizon këtë punim në qytetin e Gjakovës, shprehet mjaft e lumtur. Sipas saj ideja e këtij projekti është dhënia ngjyrë qyteteve të Kosovës, përderisa bën thirrje gjitha vajzave që të kenë më shumë guxim për qëllimet e tyre.
Ky projekt është duke vazhduar dhe do të realizohet gjatë muajit mars, kushtuar të drejtave dhe fuqizimit të gruas. Deri tani punime të njëjta janë realizuar në qytetin e Gjilanit, Ferizajit dhe Mitorovicës , e qytete të tjera.