Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhgues në anëtare të asocuar. Për televizionin tonë ka folur Driton Hyseni, kryesues i delegacionit të kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, i cili tregon detaje rreth këtij vendimi.
Asambleja Parlamentare e NATO-s miraton avancimin e statusit të Kosovës